Policia jep detaje për vrasjen në Podujevë, viktima është 30 vjeç

Viktima në këtë rast është një 30 vjeçar.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin për Rahoveci.info derisa është thënë se rreth orës 16:00 kanë pranuar informatën për një rast të vrasjes së ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës.

“Lidhur me këtë rast në vendngjarje policia ka arrestuar një person të dyshimtë F.B, 34 vjeç. Në vendngjarje janë sekuestruar dy armë të gjuetisë”, tha ajo.
Tutej është theksuar se viktima në këtë rast është M.K, 30 vjeç, ndërsa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin./Rahoveci.info/

Vritet një person në fshatin Pakashticë të Podujevës

Lajmet Policia jep detaje për vrasjen në Podujevë, viktima është 30 vjeç >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!