Vllahiu: VV më në fund e ka kuptoi se nuk është lëvizje, por është parti politike

Ai në “Rubikon” në Klan Kosova foli së pari për Lëvizjen Vetëvendosje dhe theksoi një element shqetësues të këtij subjekti politik.

“Ajo që është shqetësuese është që niveli qëndror i Lëvizjes Vetëvendosje e ka parë pothuajse gjithë këtë që ka ndodhur në zgjedhjet lokale, si një zbritje të, po e citoj të kriminelëve dhe të atyre që kanë qenë më herët në nivel qëndron, që janë përjashtuar nga niveli qendror dhe që tash e kanë marrë nivelin lokal”, u shpreh Vllahiu.

Ai tha se ekziston një diskrepancë tek kjo parti, midis asaj që thuhet dhe asaj që veprohet, përcjell Klankosova.tv.

“Tani kemi një diskrepancë midis asaj që thuhet dhe asaj që veprohet. Kryeministri megjithatë është edhe kryetari i partisë, është kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ai do të duhej që të ishte ose më i kujdesshëm ose që të përcaktonte vijat e qarta partiake dhe politike të partisë së tij, edhe në koalicionet në nivel lokal”.

“Por, kjo që ndodh tani, është diçka që ne kemi parë edhe më herët, do të thotëm vijat përjashtuese kanë ndodhur edhe në vitet, në fillim të viteve 2000 nga partitë e tjera që kanë pasur akuza ndaj partive të tjera” tha ai.

Por, Vllahiu tha se e mira e gjithë kësaj, është se VV-ja e ka kuptuar që nuk është lëvizje, por është parti politike.

“Kjo që ndodh tani është fatmirësi, sepse Lëvizja Vetëvendosje më në fund e ka kuptuar se nuk është lëvizje, por është parti politike dhe sillet si parti politike brenda skenës politike në Kosovë, pavarësisht se sa mund të ketë përqindje në nivel qëndron, Niveli lokal nuk do të duhej të ishte aq acarues sa është niveli qendror, për arsye se në nivelin lokal, pavarësisht deklarimeve të liderëve politik, ne nuk kemi parë një nivel eklatant siç është quajtur të kriminalitetit, korrupsionit ose të krimit të organizuar”, u shpreh ai.

Tutje, Vllahiu u shpreh se elementet themelore të gjithë kësaj, sipas tij do të duhej të ishin që niveli lokal do të duhej të ishte shumë më i qetë dhe më bashkëpunues, në vend të politikave konfliktuoze që mund të shkaktoheshin nga niveli qendror.

Lajmet Vllahiu: VV më në fund e ka kuptoi se nuk është lëvizje, por është parti politike Rahoveci INFO Rahoveci INFO.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker