​Haradinaj thotë se emrat në dokumente nuk ishin të panjohur

Sipas tij, dokumentet që ai i ka parë të gjitha kanë qenë të njohura për publikun.

“Këta emra mos u mundo me i paraqitë sikur dolën për herë të parë këtu, janë emra që janë përmend dhe janë lakuar në opinion mbi pesë vjet ose për hatër tënd po e zvogëlojmë katër vjet, tri vjet, të vetmit emra që janë lakuar pastaj, janë lakuar edhe më parë se do të bëhet kështu e ashtu, por këta që kanë ardhur dokumentet e tretë, dokumenti i tretë i qiti ata emra që u përfolke”, tha Haradinaj.

Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit, Haradinaj i ka shprehur habinë se si mund të kenë arritur në zyrat e organizatës dokumente nga Holanda nëse të njëjtat kanë qenë konfidenciale.

“I pashë aty, i pashë edhe kur i keni marrë në pyetje, i pashë edhe si i keni marrë në pyetje, i pashë edhe me kënd bashkëpunuat, i pashë edhe kush i ka marrë në pyetje, njerëzit që kanë marrë pyetje prej ’81-ës gjatë kohës së luftës dhe prapë po të pyes, cili ishte rezoni, çka ishte ajo që i sollët? Është thënë se gjykata po bëhet për hir se mundet në Kosovë të ketë ndikim, të gjitha ato u panë aty, emra e mbiemra, kam parë aktgjykime që kanë qenë të ’81-ës të gjykatave serbe, kjo është ajo që më shqetësoi mua. Pra, po të them sot, cili është rezoni zotëri prokuror që e quani një dokument të juaj, pa marrë parasysh, nëse e quani nëse po e pranoni, cili është rezoni, e keni sekret dhe prej Holandës arrin në zyrat e mia. Cili është qëllimi, kush është ai që ma solli, për çka ma solli”, ka thënë ai.

Ndërsa prokurori ka insistuar në pyetjen nëse Haradinaj ka qenë në dijeni që në dokumente ka pasur dëshmitarë të mbrojtur.

Haradinaj-ZPS-së: Thoni ka dëshmitarë të mbrojtur por emrat ishin përsëritur në Kosovë

Video

“Harxhoni kot fjalë që me thënë ka dëshmitarë të mbrojtur se pesë vjet pa ardhur këto sende këta emra janë përsëritur dhe po përsëriten në Kosovë, këta emra i ka qitur në kohën e Salustros. (Gazeta) Infokusi, ky Infokus, koincidence, por po të tregoj, pronari i këtij Infokusi është i njëjti person që mua në ’81 si fëmijë më ka dalë dëshmitar që më ka parë në shkollë të gjimnazit duke e organizuar protestën, një prej atyre dëshmitarëve është ky që unë jam dënuar, flas investitori i Infokusit, tash mu kujtua, 40 vjet pasi u përsërit rasti. Zotëri prokuror, dashje pa dashje për mua është koincidencë që të gjitha po më dalin sikur në ’81-ën”, tha Haradinaj.

I pyetur nga prokurori nëse ka menduar të redaktojë pjesë nga dokumentet, Haradinaj ka thënë se nuk ka pasur nevojë të redaktojë asgjë meqë nuk i ka publikuar dokumentet.

“Çka kam të redaktoj unë dhe çka di të redaktoj unë? Po më ngarkon me kompetencat që i ke ti t’i bëj ato redaktime dhe mua po më ngarkon me kompetenca tuaja e që është kompetencë e jotja për t’i ruajtur dokumentet tuaja. Unë nuk kam pas nevojë të redaktoj asnjë send, sepse nuk kam publikuar asnjë send, asnjë faqe nuk e kam publikuar, çka të redaktoj kur nuk kam publikuar, dhe nuk kam dashur t’i hyj asaj pune, nuk ka qenë punë imja”, ka thënë Haradinaj.

Prokurori ka insistuar duke i thënë se “a nuk keni dashur t’i redaktoni emrat”, gjë e cila e ka revoltuar Haradinajn, i cili ka kërkuar edhe ndërrim të përkthyesve duke thënë se fjalët e tij nuk po kuptohen drejt.

“Zotëri prokuror, më vjen keq që duhet t’ju drejtohem me këto fjalë, mos e luaj rolin e budallait, kinse nuk po e di çka thash, ose edhe njëherë po të them kërkoj të ndërrohen përkthyesit se nuk je duke kuptuar çka po them. Thash nuk kam pasur nevojë as të redaktoj as të mos redaktoj, as të merrem me këto, se nuk ka qenë as detyrë imja e as qëllimi im t’i publikoj, qëllimi im ka qenë të dëshmohet se çka më ka ardhur. Ti mendo çka të duash në kokën tënde, mendimi im është ky”, tha Haradinaj.

Haradinaj do të vazhdojë dëshminë e tij pas pushimit të drekës në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai dhe Hysni Gucati u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Gucati e Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Lajmet ​Haradinaj thotë se emrat në dokumente nuk ishin të panjohur >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!