Dortmund i bashkohet garës për Christensen

Skuadra gjermane është duke shikuar për ta forcuar mbrojtjen për sezonin e ri.

Andreas Christensen pritet të jetë pa kontratë te skuadra e tij, Chelsea, në fund të këtij sezoni, kurse për të kanë shprehur interesim disa skuadra evropiane.

Të fundit që e kanë bërë këtë, sipas Sport1, janë Borussia Dortmund.

Gjermanët tashmë konsiderohen njëri nga favoritët që të jenë punëdhënësit e rinj të futbollistit danez.

Negociata për zgjatje të kontratës në mes të danezit dhe skuadrës nga Stamford Bridge kanë ngecur.

Asnjë marrëveshje nuk është arritur dhe nëse nuk ndodh kjo, ai do të jetë lojtar i lirë në verë./Gazeta Sinjali Sporti/

Lajmet Dortmund i bashkohet garës për Christensen Rahoveci INFO Sinjali.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker