“Ka rrezik real për plasjen e një lufte të re në Evropë”, thotë Stoltenberg për konfliktin Rusi-Ukrainë

NATO ka shprehur vullnetin për të biseduar me Rusinë mbi kontrollin e armëve dhe zhvillim e raketave.

Është Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, ai i cili ka thënë se Moska nuk mund të përdorë veto për anëtarësimin e Ukrainës në këtë aleancë.

Ai madje ka paralajmëruar për rrezikun që situata në mes të Rusisë dhe Ukrainës të përfundojë me luftë.

“Ekziston rreziku real për një luftë të re të armatosur në Evropë”, është shprehur Stoltenberg në konferencë për media.

“Ekziston dallimet thelbësore në mes të aleatëve të NATO-s dhe Rusisë. Dallimet tona nuk do të jetë e lehtë që të kapërcehen, por që është shenjë pozitive që të gjithë aleatët dhe Rusia janë ulur në të njëjtën tryezë dhe janë të angazhuara në tema substanciale”.

Stoltenberg ka thënë se NATO është e gatshme gjithmonë për t’u dalë në mbrojtje aleatëve.

Lajmet “Ka rrezik real për plasjen e një lufte të re në Evropë”, thotë Stoltenberg për konfliktin Rusi-Ukrainë Rahoveci INFO Rahoveci INFO.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker