​Pjesëtarët e FSK-së në trajnim malor me KFOR-in amerikan

Mehaj ka shkruar në Facebook se pjesë e këtij trajnimi janë pjesëtarët e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë (R2K), konkretisht të kompanisë 2A e cila së shpejti fillon edhe procesin e validimit.

“Gjatë këtij trajnimi pjesëtarët tanë, kanë mundësinë që të mësojnë teknika të ngjitjes në shkëmbinj, evakuimin e viktimave në terrene të thepisura dhe kalimin e pengesave ujore me anë të urave me litarë. Të gjitha këto aktivitete kanë kalitur pjesëtarët tanë për të vepruar në zona malore me shkëmbinj, siç është një pjesë e madhe e territorit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

 

Lajmet ​Pjesëtarët e FSK-së në trajnim malor me KFOR-in amerikan >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!