Australia ia anulon sërish vizën Djokovicit, tenisti që po refuzon vaksinimin përjashtohet nga ‘Australian Open’

Novak Gjokovic është përjashtuar nga ‘Australian Open’, që fillon të hënën më 17 janar, pasi viza i është anuluar për herë të dytë nga shteti i Australisë.

Vendimi i autoriteteve australiane apo më saktë i ministrit të imigracionit Alex Hawke thuhet se e ishte në “interes publik”.

Ky vendim vjen pas disa ditësh të jashtëzakonshme pasigurie për pjesëmarrjen e tij në ‘Australian Open’, të gjitha të shkaktuara nga refuzimi i tij për t’u vaksinuar kundër Covid-19.

Megjithatë, tenisti 34-vjeçar thuhet se ende mund të apelojë vendimin për të qëndruar në Australi.

Vlen të theksohet se Djakovic gjatë këtyre ditëve ka qëndruar në një kamp azili dhe në aeroport.

Djokovic, gjithashtu rrezikon një dënim të madh me burg, pasi ka gënjyer me vetëdije. /Rahoveci info/

Lajmet Australia ia anulon sërish vizën Djokovicit, tenisti që po refuzon vaksinimin përjashtohet nga ‘Australian Open’ Rahoveci INFO Rahoveci info.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker