Blinkeni nuk lë pa ia përmend Kurtit edhe tensionet në veri, çfarë thotë për të

Në letrën të cilën u dërgua nga kryeministria, thuhet se është kërkuar edhe rikthimi në dialog me Serbinë, si dhe të shmangën rrugët e tjera përveç dialogut, shkruan Rahoveci INFO.

“Shpresojmë në lidershipin tuaj personal për rikthimin e momentumit në procesin e dialogut duke i mbështetur zotimet paraprake të Kosovës, pastaj duke e nxitur transparencën, duke i shmangur veprimet apo retorikën që mund t’i rrisë tensionet dhe duke u angazhuar në negociata me fokusin, kreativitetin dhe urgjencën e kërkuar”, thuhet ndër të tjera në letër.

“Besojmë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet forumi më i mirë për normalizimin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ne koordinohemi nga afër me partnerët tanë në BE për këtë qëllim”, ka shkruar më tej Blinken.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të koordinohet me Ambasadorin Hovenier dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Ju lutemi të punoni ngushtë me Ambasadorin Hovenier dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sepse të dy janë plotësisht të autorizuar për t’i adresuar këto çështje me ju. Të dy janë të përgatitur për t’i diskutuar specifikat me ju dhe ekipin tuaj. Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për t’i arritur qëllimet e përbashkëta”, ka përmbyllur letrën shefi i diplomacisë amerikane. /Rahoveci INFO/

Lajmet Blinkeni nuk lë pa ia përmend Kurtit edhe tensionet në veri, çfarë thotë për të Rahoveci INFO Rahoveci INFO.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker