Krerët e shtetit për referendumin: Serbia me Rusinë po do ta destabilizojë shpejtë rajonin

Sipas krerëve të shtetit, kërkesa në fjalë e Serbisë është praktikë e një modeli rus, që kë mbështetjen e Federatës Ruse, shkruan Rahoveci INFO.

Në reagimin e Qeverisë thuhet se Serbia e Rusia po dëshirojnë që t’i realizojnë tendencat e tyre për destabilizimin e rajonit dhe sipas tyre “zhbërjen” e e sukseseve që Kosova dhe rajoni kanë arritur.

Institucionet e Kosovës mbesin falënderuese ndaj shteteve të Quint-it dhe të gjitha shteteve të tjera demokratike që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe shprehin mirënjohjen që edhe sot në takim u rikonfirmua mbështetja e tyre ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit tonë. Duke qenë kështu, institucionet e Kosovës i bëjnë thirrje të gjitha shteteve demokratike që ta mbështesin Kosovën në përpjekjet e saj për t`i ndalur veprimet e vazhdueshme të Serbisë që minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe shtetësinë e Kosovës. Për më tepër, kjo praktikë e Serbisë, që po e ndjekë modelin rus, ka mbështetjen e plotë të Federatës Ruse, duke dëshmuar kështu tendencat e tyre për destabilizim të shpejtë të rajonit tonë dhe zhbërjen e sukseseve që Kosova dhe rajoni i kanë arritur në partneritet me vendet mike demokratike. Mosmbajtja e referendumit serb në territorin sovran të Republikës së Kosovës është hap i duhur në betejën tonë të përbashkët kundër autokracive dhe avansim i praktikave demokratike, përkushtim të cilin Kosova e ka dhënë së fundi edhe në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në reagimin e tri institucioneve më të rëndësishme të shtetit. /Rahoveci INFO/

Lajmet Krerët e shtetit për referendumin: Serbia me Rusinë po do ta destabilizojë shpejtë rajonin Rahoveci INFO Rahoveci INFO.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker