Omicron kërcënon “Pekin 2022”, masa ekstreme tre javë para Olimpiadës

Në Kinë është rritur në maksikum siguria prej pandemisë, 3 javë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, që nisin më 4 shkurt.

Shtimi i rasteve të reja me Covid-19 në Pekin dhe zonat përreth tij ka bërë që qeveria të shtojë masat.

Në Pekin janë konfirmuar rastet e para me variantin Omicron, ndaj organizatorët kanë vendosur që të mos lejojnë askënd të afrohet pranë zonave ku do të zhvillohen garat. Në Fshatin Olimpik dhe stadiumet ku do të zhvillohen garat janë të pranishëm vetëm vullnetarët dhe personeli përkatës.

Është ndaluar udhëtimi i personave nga zonat përreth drejt Pekinit, për të evituar që të rriten rastet e reja dhe këshillohet puna nga shtëpia. /Rahoveci info/

Lajmet Omicron kërcënon “Pekin 2022”, masa ekstreme tre javë para Olimpiadës Rahoveci INFO Rahoveci info.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker