Serbët e Graçanicës: Do të votojmë në referendum, nëse na lejon Qeveria e Kosovës

Në Graçanicë dhe fshatrat përreth janë ende në pritje të informatave nëse dhe si do të mund të votojnë, përcjell Rahoveci INFO.

“Më besoni, nuk e di, nëse Kurti e lejon, do të votoj. Sigurisht që do të votoj”, tha një nga banorët e Graçanicës për mediumin ‘Kosovo-Online’.

Ngjarjet po i përcjell edhe Gradimir Laziq, i cili thotë se referendumi është çështje për të cilën vendos Qeveria e Kosovës.

“A do ta lejojnë është pikëpyetje. Qeveria e Kosovës ka të drejtat e saj, vendos për shtetësinë e saj, edhe pse nuk ka shtet. Ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Siç vendosin ata, ne do të bëjmë”, thotë Laziq.

Qeveria e Serbisë ka organizuar referendumin duke thënë se me ndryshimet po bëhet harmonizim i legjislacionit të Serbisë me atë të Evropës. /Rahoveci INFO/

Lajmet Serbët e Graçanicës: Do të votojmë në referendum, nëse na lejon Qeveria e Kosovës Rahoveci INFO Rahoveci INFO.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker