Marrëveshja Kosovë-Serbi s’pritet të arrihet as këtë vit, Qeveria akuzohet për mungesë strategjie

Analisti politik, Gazmir Raci i tha Ekonomia Online se marrëveshja nuk mund të ndodh për shkak që palët kanë qëndrime të kundërta, por që sipas tij ka një shpresë që kjo marrëveshje të arrihet brenda mandatit të parë të aryeministrit Albin Kurti dhe presidentit amerikan Joe Biden.

“Serbia po përgatitet të shkojë në zgjedhje, ka probleme të mëdha të funksionimit të demokracisë në Serbi dhe konsideroj që nuk ka një opsion të favorshëm për të dyja palët që mund ta qojë drejtë marrëveshjes finale”.

Raci, qasjen e kryeministrit të Albin Kurti në dialog e konsideron konstruktive. Sipas tij, do të duhej që të themelohet një komision i veçantë për monitorimin e procesit të dialogut e që ai komision të udhëhiqej nga opozita.

“Ka qenë prezantim i një burrështetasi në takimin e parë që e kishte në fillim të vitit 2021 në Bruksel dhe natyrisht ka paraqitur kërkesat nga të cilat ai nuk po lëviz e se në bazë të atyre kërkesave ne tashmë e kemi një bllokadë në dialog. Ku njëra ndër kërkesat kryesore ka qenë largimi i kryetarit për të pagjeturit, Dalloviq, një person me të kaluar kriminale në Kosovë”.

“Opozita ka një rol shumë të rëndësishëm në monitorimin, vlerësimin e procesit përmes parlamentit. Kurse për ekspertët, ai tha se ata mund të ofrojnë ide. Ai konsideron se institucionet e Kosovës kanë ekspertë brenda institucioneve, për të cilët tha se kanë ekspertizë të jashtëzakonshme në fusha të caktuara”.

Edhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Dritëro Arifi, nuk pret marrëveshje finale këtë vit. Arifi i tha Ekonomia Online se ujdia finale nuk do të arrihet për disa arsye, duke përmendur këtu edhe zgjedhjet në Serbi që do të mbahen në prill.

Por ai pret që të ketë presion nga ShBA-ja dhe BE-ja në pjesën e dytë të vitit për këtë çështje.

“E para, janë zgjedhjet në Serbi që do të mbahen diku në fund të prillit dhe që i bie deri në maj nuk do të kemi president dhe Qeveri që mund të jetë legjitime nga aspekti i legjitimitetit dhe gjithashtu në pjesën e dytë të vitit pritet ndoshta të ketë një lobim më të fuqishëm sidomos nga BE dhe ShBA”.

“Tani janë kyç edhe Britania e Madhe me të dërguar special, por dyshoj se Serbia nuk është e gatshme që të ketë një fqinjësi më të mirë me Republikën e Kosovës, nuk është e interesuar, Serbia po e luan një lojë të vjetër të ish-Jugosllavisë”.

Arifi tutje tha se kryeministri Albin Kurti nuk ka një strategji sa i përket dialogut, raporton EO.

Sipas Arifit, roli i opozitës në dialog vazhdimisht ka qenë i vogël, por ai thotë se Qeveria duhet të dijë si të qaset, në mënyrë që këta të fundit të jenë pjesë e dialogut, kur do të përfshiheshin edhe ekspertët.

“Unë nuk kam pa që zoti Kurti ka një strategji sa i përket dialogut. Nuk ka konsensus politik brenda Parlamentit të Kosovës, mungon një strategji e qartë sa i përket edhe çështjes së ekspertëve. Këtu e shoh që Kurti ka ngecur në një vend, asgjë nuk po bëjnë po rrinë në një vend dhe në një vend nëse rijmë humbësi më i madh do të jetë Republika e Kosovës jo të tjerët”.

“Opozita krejt çka mund të bëjë, të kërkoj një bashkërendim më të thelluar me Qeverinë e Kosovës për çështjen e dialogut. Kur flasim për ekspertë, ekspertët nuk janë militantë partiak që të servilosen. Ata duhet ti lusim ekspertët, e mandej është çështje e ekspertëve a e pranojnë një ofertë nga Qeveria që të bashkëpunojnë në këtë temë. Pra këtu varet shumë nga qeveria se si i qaset opozitës dhe ekspertëve”.

Edhe Agim Rexhepi, kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” tha se këtë vit nuk do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi.

Sa i përket qasjes së kryeministrit në dialog, ai tha se Albin Kurti s’ka përvojë politike në këtë drejtim.

“Ka pasur lëvizje pozitive edhe në diplomaci e në arritjen e objektivave shtetërore nacionale, mirëpo mendoj se ne, subjektet politike janë marrë më shumë me vetveten edhe me interesat e tyre partiak se sa me çështjen e full angazhimit për realizimit e interesave tona shtetërore nacionale. Këtë e ka dëshmuar koha. Ma shumë kanë qenë të interesuar për pushtet se sa për një lobim të hatashëm”.

“Po ka pas një angazhim por mirëpo vërehet ajo papërvoja e tij politike në këtë drejtim. Unë mendoj që e meta më e madhe, jo vetëm e z.Kurti, jo vetëm të kësaj qeverie po edhe qeverive të tjera ka qenë që mos angazhimi i personaliteteve të duhura në vendet e duhura”.

Ai tha se pavarësisht ndryshimeve në qëndrime që kanë partitë politike ata duhet ta gjejnë një gjuhë të përbashkët që të shkohet tutje, duke mos përjashtuar edhe rolin e jashtëzakonshëm të ekspertëve, raporton EO.

“Unë mendoj se opozita duhet të jetë shumë më konstruktive, duhet të jetë me propozime konkrete jo vetëm me kritika. Të afrohen afër vete ato personalitete që kanë dëshmuar. Jo vetëm lobimi në këtë drejtim munden me kontribuar shumë edhe për çështje ekonomike edhe për ofrimin e mundësisë së inkuadrimin e personaliteteve të fuqishme për çështje të caktuara për me thith ndonjë grand të jashtëzakonshëm për çështje të Kosovës. Përpos lobimit, përpos çështjes politike duhet të jetë edhe çështje ekonomike”.

Lajmet Marrëveshja Kosovë-Serbi s’pritet të arrihet as këtë vit, Qeveria akuzohet për mungesë strategjie Rahoveci INFO Rahoveci INFO.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker