MSH-ja me një apel për qytetarët pas rritjes enorme të numrit të rasteve

Apeli është bërë me anë të një postimi në ‘Facebook’ në llogarinë zyrtare të ministrisë përkatëse, derisa qytetarëve u bëhet thirrje edhe për vaksinim kundër gripit sezonal, shkruan Rahoveci INFO.

“Rritja progresive e rasteve me COVID-19 dhe prania e theksuar e variantit Omicron vë në pah rëndësinë e madhe që ka vaksinimi si mënyra më e thjeshtë për parandalimin e infeksioneve dhe mbrojtjen nga format e rënda të sëmundjes”, thuhet në postimin e MSH-së.

Tutje, bëhet e ditur se imunizimi kundër gripit sezonal mund të bëhet në të njëjtën qendër ku merret vaksina kundër COVID-19.

Postimi i plotë:

Rritja progresive e rasteve me COVID-19 dhe prania e theksuar e variantit Omicron vë në pah rëndësinë e madhe që ka vaksinimi si mënyra më e thjeshtë për parandalimin e infeksioneve dhe mbrojtjen nga format e rënda të sëmundjes.

Vaksinohuni plotësisht, duke marrë edhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Ju mund të vaksinoheni në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën qendër edhe me vaksinën kundër Gripit sezonal.

Një rrugë e dy mundësi: Vaksinë kundër COVID-19 dhe vaksinë kundër Gripit sezonal!

Mbroni veten dhe familjen tuaj! /Rahoveci INFO/

Lajmet MSH-ja me një apel për qytetarët pas rritjes enorme të numrit të rasteve Rahoveci INFO Rahoveci INFO.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker