Haradinaj: Qytetarëve s’u interesojnë bojlerat e filterat, Qeveria të publikojë shpenzimet në sektorin e rrymës

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se me këtë kërkesë të tij nuk nënkuptohen vetëm ndarjet buxhetore, por tërë energjinë e blerë nga KEDS apo çfarëdo mekanizmi në Kosovë, shkruan Rahoveci INFO.

“Po ashtu është me rëndësi të posaçme të publikohen emrat e kompanive nga të cilat është blerë rryma dhe metodologjia e kontraktimeve”, ka thënë Haradinaj.

“E qartë që me bojlerët, filterat dhe lopatat le të merren ata që duan, por qytetarit të Kosovës kjo nuk i intereson”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë i kreut të AAK-së:

Qeveria duhet të publikojë të gjitha shpenzimet që janë bërë në sektorin energjetik që nga 1 tetori 2021.

Me këtë nuk nënkuptojmë vetëm ndarjet buxhetore, por tërë energjinë që është blerë nga KESCO/KOSTT (vlera e devijimeve) apo çfarëdo mekanizmi që ka blerë rrymë për Kosovë, si dhe të gjitha kontratat që janë bërë për kthime.

Po ashtu është me rëndësi të posaçme të publikohen emrat e kompanive nga të cilat është blerë rryma dhe metodologjia e kontraktimeve.

E pakuptueshme mjegulla që kjo qeveri po krijon në raport me rrymën elektrike dhe transaksionet financiare rreth saj.

E qartë që me bojlerët, filterat dhe lopatat le të merren ata që duan, por qytetarit të Kosovës kjo nuk i intereson.

Duam llogaridhënie për paranë publike. /Rahoveci INFO/

 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!