Opozita pritet të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për javën e ardhshme

Rahoveci INFO ka marrë vesh nga burimet e saja se Shefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri, ka arritur që të grumbullojë 40 nënshkrime për thirrjen e kësaj seance.
Kjo seancë është thirrur për kundërshtimin e ngritjes së tarifave të energjisë elektrike dhe çmimit të rrymës.
Mediumi ka marrë vesh se LDK ka përkrahur thirrjen për seancë të jashtëzakonshme. /Rahoveci INFO/