Aksidentohet kamioni me 100 majmunë, zhduken disa prej tyre

Një kamion me rreth 100 majmunë u përfshi në një aksident të premten në Pensilvani, tha policia e shtetit ndërsa autoritetet kërkuan për të paktën tre nga majmunët që dukej se kishin shpëtuar automjetit, transmeton Rahoveci INFO.

Kamioni që transportonte kafshët u përplas me një kamion hale pasdite në Montour County, tha për Daily Item, punonjësi i policisë së shtetit të Pensilvanisë, Andrea Pelachick.

Kamioni ishte rrugës për në një laborator, tha Pelachick.

Autoritet u kanë kërkuar banorëve që nëse shohin majmunët e humbur të telefonojnë policinë menjëherë.

Ende nuk dihet nëse ka pasur të lënduar në aksident në njerëz apo kafshë. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!