Arrestohet burri nga Rahoveci që u lidh dhe u rrah nga djemtë e tij

Një burrë raportohet të ketë kanosur bashkëshorten dhe nusen e djalit në fshatin Dobidol të komunës së Rahovecit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka thënë për Paparacin se i dyshuari, mëngjesin e sotëm ka kanosur gruan dhe nusen e djalit me fjalët “do ta blej një arme zjarri dhe do ti qëroj hesapet me te gjithë juve”.

“Deri te incidenti kishte ardhur për arsye se tani i dyshuari një dite me pare , pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar nga djemtë e tij dhe kishte pësuar lëndime trupore për çka edhe është hapur rasti Dhune familjare”, tha Gjurkaj për Paparacin.

Tutje ai ka bërë të ditur se policia ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërkohë që lidhur me rastin janë njoftuar edhe QPS në Rahovec dhe Mbrojtësi i viktimave të Dhunës në Familje.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!