Silvio Berlusconi heq dorë nga gara për president: Vendi ka nevojë për unitet

Me anë të një letre dërguar në samitin e qendër së djathtë, Silvio Berluskoni komunikoi vendimin e tij për të hequr dorë nga gara për postin e presidentit të vendit.

“Pas takimeve të panumërta me deputetë dhe delegatë rajonalë, që i përkasin anëve të ndryshme të koalicionit të qendrës së djathtë, verifikova ekzistencën e një numri të mjaftueshëm për t’u zgjedhur”.

Megjithatë, kreu i “Forza Italia” shton se ka vendosur të heqë dorë nga kandidimi për të shmangur përçarjet në një vend që ka nevojë për unitet.

“Iu jam mirënjohës, nga thellësia e zemrës, mijëra italianëve, të cilët ditët e fundit më kanë treguar dashurinë, mbështetjen dhe inkurajimin e tyre që kur emri im u lakua për Presidencën e Republikës”, shton Berluskoni.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!