Çfarë tha Besnik Tahiri që e bëri për të qeshur Kurtin dhe deputetët?

Tahiri tha se vetëm dy qytete kanë pjesërisht ngrohje, shkruan Rahoveci INFO.

“Vetëm dy qytete të Kosovës Prishtina dhe Gjakova kanë pjesërisht ngrohje qëndrore. Këtu i ke 10 deputetë të Ferizajit, krejt ndërtimet e larta nxehen me energji elektrike. Qe ku e ki të Lipjanit, e ki Vushtrrinë, Prizrenin”, tha Tahiri.

Dikush nga deputetët ia përmendi vendlindjen Tahirit duke i thënë “Podujeva”,

Ndërsa Tahiri i përgjigjet duke thënë “Podujevën, pak kem banesa, po edhe Podujevën. Të gjitha këto, të gjitha këto qytete me energji elektrike nxehen. Tash kush po e paguan, fatura shkon tek këto dy kategori, subvencionimi po, i ndihmon bizneset, ato janë pare të qytetarëve të Kosovës.”. /Rahoveci INFO/ 

 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!