Kusari si shefi i saj, ua lë fajin qeverive të kaluara për krizën me energjinë

Sipas Kusari-Lilës, kjo çështje ka dy shkaktar, një të trashëguar dhe një tjetër të krijuar nga tregu botëror i energjisë elektrike, shkruan Rahoveci INFO.

“A duhet deputetët e Kuvendit të diskutojnë për çmimin e energjisë elektrike? Absolutisht se po. Edhe shumë me vend edhe me të drejtë që të gjithë duhet të brengosemi për situatën e krijuar, të cilën nuk e krijuam ne, e para e trashëguam, e dyta pati një efekt të rëndë nga gjendja dhe situata e krijuar në tregun botëror të energjisë elektrike.”, tha Kusari-Lila.

Eksponentë të mazhorancës dhe qeverisë së Kosovës vazhdimisht kanë drejtuar gishtin kah qeveritë e kaluara për problemet e tyre në qeverisjen aktuale. /Rahoveci INFO/ 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!