“Me Omicron-in, Europa po shkon drejt fundit të pandemisë”

Lajme të mira vijnë për pandeminë. Është “e besueshme” që me variantin Omicron të koronavirusit Europa “po lëviz drejt fundit të pandemisë”.

Këtë deklaroi drejtori i OBSH-së për Europë, Hans Kluge. Sipas analizës së tij, në fakt, Omicron, i cili mund të infektojë 60% të evropianëve deri në mars, ka nisur një fazë të re të pandemisë Covid në rajon që mund të përfundojë me përfundimin e saj.

Kundër kufizimeve anti-covid, protestat gjithashtu vazhdojnë. Mijëra persona dolën në rrugë për të protestuar ndaj “Super Green pass” mbrëmjen e së shtunës në Francë, ndërsa në Bruksel nisi me një sërë përplasjesh mes demonstruesve dhe policisë. Pre e dhunës së përdorur mbetën edhe zyrat e BE.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!