AAK zëvendëson asamblistët që morën poste në ekzekutiv dhe zgjedh anëtarët e komiteteve

Dega e AAK-së në Rahovec, ka njoftuar se ka zëvendësuar asamblistët që morën poste në ekzekutiv, me pesë asamblistë të rinj.

Në një njoftim të shpërndarë sot, thuhet se asamblistët e rinj janë betuar, ndërkaq bëhet e ditur gjithashtu se janë zgjedhur edhe anëtarët e komiteteve obligative të Kuvendit Komunal.

Njoftimi i plotë:

Pas emërimeve të drejtorëve dhe konsolidimit të kabinetit të kryetarit të komunës, i dalë nga zgjedhjet e fundit lokale, sot në seancën e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, grupit të asamblistëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës iu bashkuan anëtarët e rinj, të cilët e kryen edhe ceremoninë zyrtare të betimit.

Duke filluar nga sot, pjesë e grupit të AAK-së do të jenë edhe: Afrim Berisha, Arbër Zenuni, Artan Asllani, Doruntina Sopjani dhe Hasan Përboqi.

Shefe e grupit të këshilltarëve të AAK-së është caktuar znjsh. Besmire Bytyqi.

Në këtë seancë janë zgjedhur anëtarët e komiteteve obligative të kuvendit, ku në Komitetin për Politikë dhe Financa nga AAK do të jenë asamblistët Besmire Bytyçi, Rumir Zhuniqi dhe Bjondina Kleqka, ndërkaq në Komitetin për Komunitete AAK-ja, do të përfaqësohet nga asamblistja, Shqipe Kryeziu.

Urojmë punë të mbarë për të gjithë asamblistët e AAK-së dhe suksese në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive që kanë për t’i përmbushur premtimet e dhëna dhe për t’u shërbyer interesave dhe nevojave të qytetarëve të Rahovecit.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!