FBK miratoi kërkesën e KB Pejës, Final 8 Kupa e Kosovës do të zhvillohet në Karagaçi

Federata e Basketbollit të Kosovës, ka marrë vendim për zhvillimin e Final 8 Kupën e Kosovës.

Këtë vit kjo garë e madhe e basketbollit do të zhvillohet në qytetin e Pejës, pasi KB Peja ka plotësuar të gjitha kushtet.

Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e FBK-së në rrjetet sociale.

Final 8 Kupa e Kosovës do të zhvillohet nga datat 9 deri më 13 shkurt të vitit 2022.

Njoftimi i plotë nga FBK:

Vendim i Bordit të FBK-sëBordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) e ka miratuar kërkesën e KB Peja për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll në datat 09-13 Shkurt 2022, pasi skuadra nga Peja i ka plotësuar kushtet e përcaktuara në konkursin për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës.

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

Në emër të Bordit të FBK-së, Arben FETAHU

Kryetar
Federata e Basketbollit e Kosovës. /Rahoveci info/

Lajmet FBK miratoi kërkesën e KB Pejës, Final 8 Kupa e Kosovës do të zhvillohet në Karagaçi >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!