Debati për shëndetësinë, përplasen ashpër Kollçaku e Zemaj

Në kohën kur po largohej nga Komisioni ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, u largua edhe ish ministri Armend Zemaj i cili theksoi se kanë shkuar në Komision të komunikojnë me ministrin Latifi dhe jo me vartësit e tij.

Pas kësaj, reagoi deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, duke thënë se kujt s’i pëlqen mund të largohet.

“Ne kemi ardhur me komuniku me ministrin…këta janë vartësit e tij… Përgjegjësia është politike….”, tha Zemaj.

Ndërsa më pas Kollçaku tha “Me dy të ftuarit tjerë mund të vazhdojmë, kujt nuk i pëlqen mundet me u  largu”.

“Ish ministri po largohet bashkë me ministrin…. Nuk po mundesh me dal nga petku i ministrit… Sa zor është me pas një ish ministër deputet…”, iu drejtua Kollçaku, Zemajt.

“Nuk po mundem me dëgju demagogjinë tënde dhe të kësaj mazhorance”, shtoi tutje, Zemaj.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!