Escobar do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë që t’i bind liderët për rikthim në dialog

Vizita do të jetë tentim që të bindin liderët e dy shteteve për rikthim në dialog. Kështu ka bërë të ditur nëpërmjet llogarisë zyrtare në ‘Twitter’ Departamenti Amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, shkruan Rahoveci INFO.

Përfaqësuesi Special Gabriel Escobar do t’i bashkohet Miroslav Lajçak në Bruksel, Prishtinë dhe Beograd 30 janar-4 shkurt për të inkurajuar liderët e Kosovës dhe Serbisë të normalizojnë marrëdhëniet përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zbatojnë reformat në rrugën drejt integrimit në BE”, thuhet në postim.

Kësaj nisme iu është bashkëngjitur edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, duke thënë se Kosova zë vend meritor si lider botëror.

“Ekipi im dhe unë mezi presim të takojmë Përfaqësuesin Special Escobar në Kosovë javën e ardhshme. Progresi në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja mbetet mënyra më e mirë për të siguruar që liderët e Kosovës mund të japin rezultate për qytetarët dhe që Kosova të njihet dhe zë vendin e merituar si lider botëror”, deklaron ai në ‘Twitter’.

Lidhur me këtë vizitë, konfirmim është marrë edhe nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, përgjatë një takimit që ky i fundit pati me kryeministern serbe, Ana Bërnabiq.

Kosova dhe Serbia ende nuk kanë caktuar ndonjë datë për rikthim në dialog. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!