Latifi përplaset me anëtarët e PDK-së në debat

Gjykata Kushtetuese ka disa vite që i ka dhënë të drejtë Manastirit të Deçanit për të marrë dhjetëra hektarë tokë rreth objektit fetar. Ky vendim nuk është respektuar ende nga asnjë qeveri, të cilat i kanë bërë ballë presionit ndërkombëtar për të mos zbatuar këtë vendim.

Latifi thotë se ky vendim është tërësisht i padrejtë për Kosovën dhe u ka thënë anëtarëve të PDK-së në studio që për këtë çështje duhet të ketë konsensus nacional.

“Është vendim tërësisht i padrejtë. Është johistorik, jo i drejtë dhe nuk duhet të zbatohet”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

Ai ka thënë se një vendim i tillë dhe zbatimi i tij do të krijonin precedent që në të ardhmen të ketë përsëri vendime të njëjta.

“Cka nëse të ardhmen Gjykata vendos se Kisha e Arkanit në oborrin e Universitetit të Prishtinës është legjitime. Kjo do të krijonte ekstraterritorialitet midis kryeqytetit. Dhe tani e ka edhe precedentin që i jep të drejtë. Askush s’ka të drejtë t’i jap tokë Manastirit të Deçanit ”, shtoi ai.

 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!