Nënkryetari i PDK-së: Jam për shkëmbim territoresh para Asociacionit me kompetenca ekzekutive

I ftuar në “Context”, në ATV, nënkryetari i PDK-së sqaroi qëndrimin e tij rreth kësaj teme që sipas tij e kishte përmendur edhe në vitin 2001.

“Tri komunat e veriut nëse do të kenë kompetenca ekzekutive, Kosovën kurrë nuk do ta lënë të qetë. Është telashja e kufirit pasi që Cagllavica, Gracaniza e këto tjera nuk përbëjnë rrezik. Mundësia e lidhjes së tyre fizikisht me Serbinë është telashe jo e vogël”, tha Buja në Context.

“Unë në vitin 2001 e kam shtruar çështjen e shkëmbimit të territorit, ku edhe atëherë ka patur reagime dhe këtë temë e kam biseduar edhe me zyrtarë të Departamentit të Shtetit Amerikan”, tha ish ministri.

“Para Asociacionint me kompetenca ekzekutive jam për shkëmbim territoresh, që Lugina t’i bashkohet Kosovës dhe Veriu i Kosovës t’i bashkohet Serbisë”, tha ndër të tjerash Ramë Buja.

 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!