Shkon për të blerë akullore por nuk ka Green Pass, 88-vjeçari i drejton armën rojës që ia kërkon

Një 88-vjeçar shkoi në McDonald’s për të blerë akullore, por kur roja i kërkoi Green Pass, ai nxori një armë dhe ia drejtoi atij, duke kërkuar të hynte brenda. Kjo ndodhi në Casoria në Napoli, raportojnë mediat italiane. Pas disa çastesh tensioni, burri ndryshoi mendje dhe u largua. Por më pas ai u denoncua për kërcënim të rëndë dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Pas ngjarjes, roja lajmëroi menjëherë policinë. Falë përshkrimit të bërë nga roja, karabinierët e identifikuan të moshuarin, i cili u gjurmua në shtëpinë e tij.

Pas një rezistence të ashpër, gjatë së cilës burri nuk pranoi të hapte derën, ushtarakët, me bashkëpunimin e zjarrfikësve, thyen derën dhe konfiskuan pistoletën.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!