Tahiri i AAK-së: Qeveria dhe ZRRE me koordinim të plotë, kriza vjen tek pas faturave të para me rritje

Tahiri i AAK-së ka thënë se vendimi për lëshimin e seancës ka ardhur pas papërgjegjësisë së LVV-së, shkruan Rahoveci INFO.

“Vendimi ynë për me e lëshu sallën plenare sot vjen si rrjedhojë e një votimi totalisht të papërgjegjshëm prej një votimi që në essence është ikje prej besimit qytetar. Secili shqiptar i dytë e ka votuar LVV-në dhe mospjesëmarrja e VV-së në votim e dështoi. Për shkak se rezoluta nuk është obligative, është rekomanduese dhe e kish ndihmu situatën.”, tha ai.

Më tutje, ai është shprehur ZRRE-ja dhe qeveria kanë sinkronizim të plotë lidhur me rritjen e çmimit të rrymës dhe ka theksuar se kriza dhe rreziku i situatës do të vie atë ditë kur vie fatura e parë e energjisë me rritje.

“ZRRE-ja dhe qeveria kanë sinkronizim të plotë në raport me këto tarifa. Vendimi për ngritjen e çmimit është vendim për me evarfënu qytetarin e Kosovës, sot polici, mjeku, zyrtar publik, ai në sektorin privat nuk e ka asnjë cent më të madhe rrogën por e ka shumëfish më të lartë çmimin edhe në produkte ushqimore edhe në energji. Albin Kurti, populli të ka votu me ofru zgjidhje, mos ik prej përgjegjësisë, besimi është i shenjtë, nuk është zor me e majtë, krijo zgjidhje, jo zgjidhje duke e rënduar qytetarin e Kosovës, por duke ia lehtësu, dhe duke u përballur me krizë që nuk do të kalojë lehtë. Rreziku i situatës do të vjen atë ditë kur vjen fatura e parë e energjisë me rritje.”, tha Tahiri. /Rahoveci INFO/

 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!