Del në pension kreu i Gjykatës së Lartë të SHBA-së, në vend të tij mund të emërohet një grua me ngjyrë

Gjyqtari liberal i Gjykatës së Lartë të SHBA-së, Stephen Breyer, do të dalë në pension në fund të mandatit gjatë këtij viti, pas gati tre dekadash në detyrë.

Vendimi i tij siguron që presidenti Joe Biden do të ketë një mundësi për të emëruar një pasardhës që mund të shërbejë për dekada.

Por zëvendësimi i zotit Breyer i cili është në moshën 83 vjeçare, nuk do të zhvendosë shumicën konservatore aktuale të gjykatës prej 6-3. Kjo vjen pasi gjykata ka në shqyrtim disa çështje të nxehta.

Demokratët i kishin bërë presion zotit Breyer, i cili, ishte gjyqtari më i vjetër të tërhiqej në mënyrë që ata të mund të plotësonin vendin, ndërsa ruanin kontrollin e Shtëpisë së Bardhë dhe Senatit.

Zoti Biden është zotuar më parë të emërojë për herë të parë një grua me ngjyrë në gjykatë.

Ketanji Brown Jackson, 51 vjeçe, një ish-nëpunëse ligjore e zotit Breyer, besohet të jetë pretenduesja kryesore për këtë detyrë. Zonja Jackson u konfirmua qershorin e kaluar në një vend në Gjykatën e Apelit të Rrethit të SHBA për Distriktin e Kolumbisë, në të cilën ajo pasoi Prokurorin e Përgjithshëm aktual Merrick Garland.

Një tjetër mundësi është edhe 45-vjeçarja Leondra Kruger, e cila shërben në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!