Këto janë 10 orët më të shtrenjta të firmës Rolex

Vitin e kaluar, një orë e markës Vintage Rolex Daytona u shit në ankand për vetëm 17.8 milion dollar. Cara Barrett, redaktore në Hodinkee, na shpjegon faktin se pse orët Rolex janë kaq të kushtueshëm, transmeton Rahoveci INFO.

Barret shpjegon përveç se çmimet e tyre janë të larta ato kanë edhe një copëz historie brenda. Emri Rolex të sjell në mendje luksin.

Jo më kot Rolex është një ndër firmat me vlerën më të madhe që mund të ekzistojë në botë dhe sigurisht është më e njohura.

Firma Rolex prodhon rreth 2000 modele në ditë, dhe këto janë 10 orët më të kushtueshme të realizuara nga Rolex:

1.Rolex Chronograph 1942 (çmimi: 1.16 milion dollarë).

2.Eric Clapton’s 1971 Rolex Daytona (çmimi: 505.000 dollarë).

3.Rolex GMT 116769TBR (çmimi: 485.350 dollarë).

4.James Bond 1973 Rolex 5513 (çmimi: 450.000 dollarë)

5.Dr. Rajendra Prasad’s Gold Rolex Oyster (çmimi: 440.000 dollarë)

6.Rolex Platinium Pearlmaster (çmimi: 19.000 – 275.000 dollarë).

7.Paul Newman Ferrari Red Rolex Daytona 6565 (çmimi: 267.203 dollarë).

8.Steve McQueen 1967 Rolex Submariner (çmimi: 234.000 dollarë).

9.Paul Newman Rolex Daytona (çmimi: 106.273 dollarë).

10.Rolex Submariner për Cartier (çmimi: 100.000 dollarë). /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!