Masat kundër Covid, opozita i kërkon llogari Kurtit në parlament

Përtej reagimeve të qytetarëve dhe të opozitës që shoqëruan vendimin e qeverisë së Kosovës për hyrjen në territorin e saj vetëm me tre doza vaksine, Kryeministri Albin Kurti arsyetoi vendimin si jo ekstrem.

“Masat anti-covid që i kemi marrë nuk kanë rënë nga qielli, kanë qenë rezultat i një procesi të kujdesshëm ndërinstitucional duke filluar me rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë në komisionin këshillëdhënës përmasat anticovid, duke u pasuar nga shqyrtimi i këtyre masave, nga përfaqësues të institucioneve kyçe për menaxhimin e pandemisë në komitetin për koordinim dhe vlerësim lidhur me Covid-19. Ne jemi një qeveri që nuk merr vendime ad-hoc ‘shkel e shko’ apo për përfitime politike, jemi një qeveri e cila është e gatshme për të marrë vendimet e duhura në kohën e duhur edhe vendime të vështira, por për të mirën e qytetarëve”, ka thënë Kurti.

Kurti tha në Parlament se rritja e rasteve të reja është e pashmangshme, por synohet që masat të ngadalë ato. Kufizimet e vendosura në sektorët me rrezik të shtuar, tha Kurti duke theksuar se masat janë të përkohshme.

“Masat e fundit të qeverisë janë të përkohshme. Për fat të mirë përvoja e vendeve të tjera tregon se vala e variantit Omikron kalon relativisht shpejtë në krahasim me valët e mëhershëm të covid-19. Unë ju garantoj juve dhe gjithë qytetarëve që porsa të bëhet e qartë se masat e vendosura nuk janë më të nevojshme për të parandaluar mbi ngarkesën e sistemit shëndetësor ne do të fillojmë menjëherë që t’i lehtësojmë ato”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë që 800 mijë qytetarë janë të vaksinuar me dy doza, Kurti apeloi për të marrë edhe dozën përforcuese.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!