Në prag të luftës? Ukrainasit vazhdojnë jetën normalisht, por me sytë nga Rusia

Në rrugët e kryeqytetit ukrainas ka shumë pak shenja paniku, edhe pse humori ditët e fundit ka rënë dhe shumë banorë i kanë bërë edhe planet, në rast të një konflikti.

Në rrugët e Kievit nuk ka qetësi, por rrëmuja dhe zhurma e përditshmërisë, vijon normalisht. Dyqanet e kafenetë mbeten të hapura, edhe pse shqetësim ngjallën lajmet e ditëve të fundit, se Amerika dhe Britania vendosën të tërhiqnin stafet diplomatike. Shkollat vijojnë mësimin normalisht, po njësoj fëmijët gëzojnë mbi pistën e skive, në ajër të pastër, larg lajmeve në televizione dhe rrjetet sociale.

Edhe qytetarët e thjeshtë, kur pyeten se çfarë do të bëjnë në rast të një pushtimi, thonë se vështirë se do të largohen nga shtëpitë e tyre, madje pohojnë se janë gati të luftojnë. Të tjerë thonë se kanë bërë gati planet, në rast të një sulmi. Por padyshim, ushtria ruse dhe kërcënimi i vazhdueshëm në kufi mbetet tema e diskutimit në çdo shtëpi, në çdo bisede familjare apo shoqërore. Në Kiev dhe kudo tjetër në Ukraine, vështirë se sot dikush flet për ekonominë, për pandeminë koronavirus, ndonëse rinia sigurohet të shijojë çdo ditë.

Qeveria ukrainase i ka kërkuar qytetarëve të mos panikosen, me presidentin Volodimir Zelenski që foli para mediave, si për të përcjellë mesazhin se jeta vazhdon dhe çdo qytetar i Ukrainës duhet të jetë i qetë.

Nëse një vit më parë në këtë periudhë, çdo ukrainas i trembej të ftohtit të acartë që e karakterizon çdo dimër apo koronavirusit, këtë janar, pyetja e çdokujt, edhe mes fëmijëve është: a do të na pushtojë Rusia? Kur? Përse? Në qoftë se po, sa do te zgjasë? A duhet të largohem sa jam në kohë apo të pres?

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!