50-vjeçari vendos rekord, arrin të ngjisë 85 lugë në trup

Abolfazl Saber Mokhtari ka thyer rekordin për më së shumti lugë të ngjitura në trup, transmeton Rahoveci INFO.

Ai arriti që në pjesën e barkut dhe shpinës të ngjisë plotë 85 luga të një forme të njëjtë.

“E vura re aksidentalisht këtë talent timin kur isha fëmijë, por pas shumë vitesh praktikë dhe përpjekje, arrita ta forcoj talentin tim dhe ta zhvilloj atë këtu ku është tani.”, tha Mokhtari për rekordin e vendosur.

Mokhtari beson se sekreti i aftësisë së tij unike është aftësia për të transferuar energji nga trupi i tij në objekt.

“Unë mund ta transferoj këtë energji që kam tek ata (objektet) për aq kohë sa mund t’i prek dhe ndjej, e shtyj veten pastaj të fokusohem sa më shumë në objektet në trupin tim dhe kështu e bëj. ”

“Unë fokusohem në çdo gjë që përpiqem të ngjitem në trupin tim, duke më bërë të aftë të transferoj energjinë dhe fuqinë time tek ata.” /Rahoveci INFO/

@guinnessworldrecordsMost spoons balanced on the body 🥄 85 by Abolfazl Saber Mokhtari 🇮🇷

♬ Famous Mozart’s Turkish March(872150) – East Valley Music

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!