Dorëhiqet asamblisti i VV-së, nuk kursehet në kritika ndaj partisë

Mujota ka kritikuar kryetarin aktual, Qemajl Aliu se nuk ju përmbajtë meritokracisë. Kritika pati edhe për jo transparencë dhe llogaridhënie.

“Qytetari i Shtimes duhet që të jetë në dijeni se pse unë sot ndodhem në këtë ulëse. Nuk u përmbajtën marrëveshjet, nuk u përmbajt meritokracia, nuk po shihet se jeni tranaprarent dhe llogaridhënie që keni. Vet fakti që me urdhër merret pauza, s’ka llogari në këtë Kuvend,. S’jep llogari kryetari në këtë kuvend”, tha ai, në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Shtimes.

Ai deklaroi se bashkëqeverisja duhet të bëhet me qytetarët e Shtimes e jo me të komunave të tjera. Kjo pasi së fundmi kandidati i VV-së për kryetar të Kaçanikut, Jeton Raka u zgjodh drejtor i Prokurimit në Shtime.

“E dyta, meritokraci, bashkëqeverisje, po ua citojë me fjalë të Albin Kurtit qysh i sulmoni njerëzit dhe qysh po ja u kthej se çka të folsh ti nesër të kthehet ty. Po ta citojë sikur Albin Kurti, meritokraci, bashkëqeverisje. Unë e kuptojë bashkëqeverisjen, bashkëqeverisje me qytetarët e Shtimet me njerëzit e Shtimes, e jo bashkëqeverisje me komunën e Kaçanikut”, ka thënë ai.

Më tutje, tashmë ish-asamblisti i VV-së tha se më parë u largua edhe nga PDK-ja për shkak se në këtë subjekt politik u veprua mbi interesa personale.

“Kur i ktheni parimet në interesa personale, Reshat Mujota i biri i Ahmet Mujotës sikur që u largua nga PDK-ja për njerëz që kanë pasur interesa personale dhe u fut në një subjekt që hala ma shumë ka interesa personale tërhiqet dhe sot jam i pavarur. Deklarohem publikisht që sot jam anëtar i kuvendit i pavarur”, deklaroi Mujota, që nga sot do të jetë asamblist i pavarur në Komunën e Shtimes. /Express

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!