Gjermania e merr me qetësi krizën në Ukrainë: Përderisa palët po bisedojnë, nuk po qëllojnë

Gjermania thekson rëndësinë e dialogut për të shmangur luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Gjithashtu thekson gatishmërinë për të ndëshkuar Moskën në rast të një agresioni.

“Është e vështirë të mos shihet si kërcënim kur më shumë se 100 mijë ushtarë me tanke dhe artileri janë grumbulluar pranë Ukrainës pa ndonjë arsye të kuptueshme dhe më shumë trupa po mblidhen në Bjellorusi… Po furnizojmë me helmeta mbrojtëse, sipas kërkesës së Ukrainës. Kjo nuk doli nga hiçi, por ishte kërkesë speciale, të cilën po e përmbushim… Këtë javë, pas shumë kohësh, patëm një takim në formatin e Normandisë. Negociuam për mbi 8 orë. Nuk e dimë nëse do dalë diçka nga kjo. Askush nuk mund ta thotë me 100 për qind siguri. Por, përderisa njerëzit po flasin, ata nuk po qëllojnë. Prandaj është fatale të hidhet poshtë rifillimi I dialogut tani”, tha Annalena Baerbock, ministre e Jashtme e Gjermanisë.

Në të njëjtën linjë me ministren gjermane u duk edhe homologu rus, Sergei Lavrov, i cili tha se Moska nuk dëshiron luftë me Ukrainën. “Propozimet që morën nga Shtetet e Bashkuara ishin më të mira se ato të marra nga NATO”, tha Lavrov për mediat. Kreu i diplomacisë ruse do të takohet në javët e ardhshme me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për t’i komunikuar atë që do të ketë vendosur Putin për propozimet.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!