Indiferenca e presidentes karshi krizës energjetike

Ndonëse Kushtetuta e thotë se Presidenti i Kosovës përfaqëson unitetin e popullit, thirrja për unitet në krizën energjetike nuk është dëgjuar nga Osmani, shkruan Rahoveci INFO.

Propozimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e faturës të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 KW tanimë është temë që ka prekur shumicën dërrmuese të qytetarëve të Kosovës.

Këtë heshtje e kanë veneruar edhe deputetët e opozitës, të cilët kanë kërkuar reagimin e presidentes.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra e ka kritikuar presidenten Osmani se nuk po deklarohet lidhur me krizën energjetike në Kosovë.

Deliu-Kodra tha se situata është alarmante përballë përpjekjeve të Qeverisë, për shtrenjtimin e energjisë elektrike deri në përmasa të papërballueshme për qytetarët.

“Për më shumë se dy muaj më radhë, vendi po ballafaqohet me krizë energjetike, ndërsa vetëm muajin e fundit, situata është alarmante përballë përpjekjeve të Qeverisë për shtrenjtimin e energjisë elektrike deri në përmasa të papërballueshme për qytetarët. Na ndajnë edhe pak ditë nga vendimi i ZRRE-së, për t’a përligjur kërkesën e Qeverisë Kurti që çmimi të rritet, e bashkë më të, edhe reduktimet të vazhdojnë. Por, për një çështje kaq të rëndësishme që e rëndon jetën e të gjithë qytetarëve tanë, hesht znj. Osmani, e cila ushtron funksionin e Presidentes, pozitën me të lartë shtetërore në Kosovë”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Karshi këtyre reagimeve kanë reaguar nga presidenca, duke thënë se “presidentja i di obligimet e saja kushtetuese”.

Objektit të presidencës iu pati ndalë rryma përgjatë vizitës që po zhvillonte Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut. Kjo ndodhi në periudhën e shfaqjes së reduktimeve, si rezultat i shpalljes së masës së gjendjes emergjente për furnizim me energji. As kjo nuk nxiti reagimin e Osmanit.

ZRRE-ja është në pritje të komenteve të Qeverisë për propozimin e inkuadrimit të pragut të bllokut për shtrenjtimin e faturave tek konsumarorët familjarë që kapërcejnë mbi 600 kW të shpenzuara për një muaj. Qeveria ka kohë deri në fund të këtij muaji të dërgojë komentin e saj. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!