Kundërshtaret e xhudisteve kosovare në raundet e eliminimit në Grand Prix të Portugalisë

Distria Krasniqi (-52kg), Erza Muminoviqi (-52kg), Flaka Loxha (-57kg) dhe Laura Fazliu (-63kg) janë xhudistet nga Kosova që do të garojnë në Grand Prix të Portugalisë.

Në Grand Prix, në Almada të Portugalisë, do të marrin pjesë 41 shtete, 301 garues, 179 meshkuj, 122 femra.

Krasniqi, Muminoviqi dhe Loxha ndeshen sot (e premte), kurse Fazliu të shtunën.

Distria Krasniqi dhe Erza Muminoviq kanë kaluar pa luftë raundin e parë. Në të dytin, kampionia olimpike, Krasniqi do ta presë fituesen nga dueli Yasmin Javadian-Leonie Gonzalez.

Kurse, Erza është njoftuar me kundërshtaren që do ta ketë në raundin e parë. Ajo do të përballet me portugezen Joana Diogo. Të dyja xhudistet kosovare garojnë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në anën tjetër, Flaka Loxha në raundin e parë do të ketë punë me italianen Miriam Boi.

Raundet e eliminimit fillojnë nga ora 11:00. /Rahoveci info/

Lajmet Kundërshtaret e xhudisteve kosovare në raundet e eliminimit në Grand Prix të Portugalisë >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!