Nesër protestë, Molliqaj: Kemi përkrahjen e AAK-së e LDK-së, PDK nuk merr pjesë

Në lidhje me këtë protestë ka folur kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, shkruan Rahoveci INFO.

Molliqaj ka thënë se protesta do të jetë paqësore por që do të ketë edhe aksione kundër propozimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës.

“Ne nesër ftojmë secilin qytetar të Republikës së Kosovës, partitë politike e organizatat qeveritare sepse jemi të bindur se një numër i madh i qytetarëve do ta kthejë mbrapa vendimin e ZRRE-së. Protesta është paqësore por do të kemi edhe aksione simbolike që do ta shprehin revoltën e qytetarëve karshi këtij propozimi të ZRRE-së”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë se LDK dhe AAK ia kanë konfirmuar se do ta mbështesin protestën por që nuk e di nëse ato do të marrin pjesë.

Teksa për PDK-në ka thënë se nuk do të marrë pjesë. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!