Prezantohet ekipi olimpik i Kosovës për “Pekini 2022”

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë sot (e premte) prezantimin e ekipit olimpik të Kosovës që do të udhëtojë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Kosova do të marrë pjesë me dy garues në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022” dhe këtë e ka konfirmuar presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi

Krasniqi në konferencën e mbajtur sot ka bërë prezantimin e ekipit olimpik të Kosovës, e cila për herë të parë merr pjesë me dy sportistë.

“Është hera e dytë që marrim pjesë në këto lojëra. Albini dhe Kiana do të na përfaqësojnë në këto lojëra që janë të rëndësishme. Albini garon në katër disiplina kurse Kiana në sllallom te madh dhe është femra e parë nga Kosova në këtë ngjarje”, ka thënë fillimisht Krasniqi në konferencë.

“Ndihemi krenar që jemi në mesin e 90 shteteve pjesëmarrëse duke pasur parasysh që 105 shtete nuk kanë arritur normën. Kjo është një arritje e madhe për ne”.

“Detaj tjetër i rëndësishëm është se flamurin ne ceremoninë hapesë do ta bart Albini Tahiri”.

“Pritjet tona në Pekin nuk janë sikurse ato në Tokio, kur dihet se konkurrenca e fortë është në skiijm. Një renditje e mirë e garuesve do të jete sukses i madh për Kosovës. Ekipi, niset nesër kurse pjesa tjetër me 2 shkurt”, përfundoi presidenti i KOK-ut. /Rahoveci info/

Lajmet Prezantohet ekipi olimpik i Kosovës për “Pekini 2022” >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!