Yllka Gashi për Fahrije Hotin: Grua e çeliktë që nuk u dorëzua para asnjë sfide

 

Aktorja Yllka Gashi është shprehur se ka pasur fatin dhe kënaqësinë që në filmin “Zgjoi” të portretizojë Fahrije Hotin.

Filmi “Zgjoi” sjell historinë e vërtetë të Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal, ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Gashi në Facebook ka publikuar dy fotografi me Fahrije Hotin, teksa e ka quajtur grua të çeliktë që nuk u dorëzua para asnjë sfide.

“Fahrije Hoti – kjo grua e çeliktë që nuk u dorëzua para asnjë sfide, që dhimbjen e shndërroi në motiv për punë. Ndërmarrëse e suksesshme, nënë, gjyshe e shoqe e dashur. Inspirim për çdo gjeneratë! Sa nder e privilegj që të njoh e sa fat e kënaqësi që t’kam portretizu në film!”, ka shkruar aktorja.

Njëra fotografi është shkrepur në premierën e filmit “Zgjoi” në Prishtinë, ndërsa fotografia tjetër gjatë vizitës në fabrikën KB “Krusha”.

Juria në Akademinë e Filmit po vazhdojnë votimet për filmat që do të nominohen për çmimet “Oscars”. Në garë të ngushtë për nominim është edhe filmi “Zgjoi”.

“Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit, konsiderohet si filmi më i sukseshëm i kinematografisë shqiptare deri sot, fitues i trefishtë në “Sundance 2021” dhe fitues i shumë çmimeve të tjera ndërkombëtare, gjithashtu propozim i Kosovës për “Oscars 2022”.

Filmi “Zgjoi” ka për producent Yll Ukën, Valon Bajgorën dhe Agon Ukën; drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n.

Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë: Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj. “Zgjoi” është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Më 28 tetor, në Prishtinë është dhënë premiera e këtij filmi të vlerësuar lartë, ku pjesëmarrës kanë qenë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti./21Media

Lajmet Yllka Gashi për Fahrije Hotin: Grua e çeliktë që nuk u dorëzua para asnjë sfide >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!