Festë në familjen e Burim Hoxhës

 

Sot ka festë në familjen e këngëtarit Burim Hoxha. Vajza e tij, Bora feston ditëlindjen e parë.

Këngëtari ka bërë një dedikim në rrjetet sociale për vajzën që ia ka bekuar jetën.

Ai i ka uruar vajzës së tij, të ketë shëndet dhe fat në jetë.

“Sot u bë 1 vit që Bora bekoi jetën tonë. Qika që po e du çdo ditë ma shumë. Dafina Xhemajli, faleminderit për kujdesin dhe dashurinë që na jep çdo ditë. Uroj me pas shëndet e fat në jetë qika jonë e bukur. Gëzuar ditlindjen Bora”, ka shkruar këngëtari në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Burim Hoxha (@burimhoxha)

Në tetor të vitit 2020, Burimi Hoxha dhe Dafina Xhemajli kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Ndërsa më 28 janar të vitit 2021, ata u bekuan me vajzën e tyre Borën e cila sot mbushi 1 vjet./21Media 

Lajmet Festë në familjen e Burim Hoxhës >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!