Orari i takimeve të 1/8-tës së finales së Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka publikuar orarin e takimeve të fazës së 1/8-tës në Kupën e Kosovës.

Pas pushimit prej më pak se dy muajsh, në fundjavën e ardhshme, rifillojnë garat për edicionin 2021/22, me takimet e 1/8-tës së Kupës së Kosovës.

Në këtë rreth të garave na presin duele interesante.

Të gjitha skuadrat e kanë shfrytëzuar pushimin ndërmjet dy stinorëve garues për t’u përgatitur sa më mirë, teksa ndeshjet e kupës do të jenë testi i tyre i parë.

Komisioni i Garave i FFK-së tashmë e ka përpiluar orarin e ndeshjeve dhe e ka publikuar atë në faqen zyrtare.

Kupa e Kosovës – 1/8 e finales

E shtunë, 5.02.2022, ora 13:00

Gjilani – Dukagjini

2 Korriku – Ramiz Sadiku

Onix – KEK-u

Ulpiana – Arbëria

E diel, 6.02.2022, ora 13:00

Prishtina – Drenica

Ballkani – Malisheva

Fushë Kosova – Drita

E hënë, 07.02.2022, ora 13:00

Ferizaj – Llapi. /Rahoveci info/

Lajmet Orari i takimeve të 1/8-tës së finales së Kupës së Kosovës >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!