Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës alarmon Policinë, shtohet numri i tyre

Rahoveci INFO merr vesh nga burimet e saja se për të siguruar rend dhe qetësi përgjatë protestës së organizuar nga PSD, prezent do të jenë edhe policë nga qytete jashtë Prishtinës.

Dy orë përpara protestës, Frashër Krasniqi, anëtar i PSD-së, ka publikuar një fotografi me megafon me mbishkrimin “le të bëhet gati Qeveria!”.

“Ne jemi gati! Tash le të bëhet gati Qeveria! Ora 14:00, Sheshi “Zahir Pajaziti”, ka shkruar ai.

Me fillim nga ora 14:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti” do të ketë protestë të organizuar nga PSD-ja për të kundërshtuar masat e shtrenjtimit të faturave të energjisë elektrike.

Ndonëse ende nuk është marrë vendimi, Zyra për Rregullatorin e Energjisë është në pritje të komentit të Qeverisë për çështjen e shtrenjtimit të tarifave të rrymës. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!