Kthehet Eriksen shtatë muaj pas atakut kardiak

Christian Eriksen është kthyer në Premier League shtatë muaj pas atakut kardiak.

Ylli danez i futbollit u rrëzua në fushë gjatë EURO 2020 në lojën kundër Finlandës, qershorin e kaluar.

Eriksen ka nënshkruar për ekipin e Brentford. 29-vjeçari u largua nga Interi në dhjetor, me pëlqim të ndërsjellë pasi u ndalua nga autoritetet mjekësore të luante në Serie A.

Sipas mjekëve, tashmë futbollisti është në gjendje të ushtrojë profesionin e tij.

Lajmet Kthehet Eriksen shtatë muaj pas atakut kardiak >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!