Protestë para godinës së qeverisë, Dardan Molliqaj godet me shuplakë efektivin

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka goditur me shuplakë një polic në protestën kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike që kjo parti organizoi të shtunën para qeverisë. Gjatë protestës, ku morën pjesë disa mijëra vetë, pati edhe përleshje me policinë që ishte vendosur para godinës së qeverisë.

Protesta ishte thërritur nga PSD, kryetari i së cilës, Molliqaj, dikur ka qenë pjesë e Vetëvendosjes. Ai tha se do të organizojë edhe protesta të tjera. Vetë Molliqaj, i cili është bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini, ka akuzuar Policinë se po vepron politikisht dhe i ka quajtur të pasjellshëm efektivët.

Dardan Molliqaj godet me shuplakë policin në protestë

Dardan Molliqaj godet me shuplakë policin në protestë

Posted by Koha.net on Saturday, January 29, 2022

“Manifestimi i sotëm nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e njerëzve që u vetorganizuan, madje sollën edhe parulla me vete; nuk do të ishte i mundur pa gazetarët që kanë informuar rregullisht dhe drejt mbi rritjen e çmimit të rrymës, por edhe lajmet për protestën. Ky bashkim nuk është bashkim në shërbim të askujt veçanërisht. Ky lloj mobilizimi është i mundur vetëm kur ndërmjetësohet dhe ka në qendër interesin publik. Përpara”, ka shkruar ai në Facebook.

Për rastin, e kapur nga kamerat, Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka nisur hetim ndaj Molliqajt. Policia thotë se gjatë protestës disa nga pjesëmarrësit kanë shpërfillur urdhrat e zyrtarëve policorë. Hetim për Molliqajn ka kërkuar edhe Sindikata e Policisë së Kosovës. “Ky sulm shihet shumë qartë në video, prandaj kërkojmë nga organet e drejtësisë që menjëherë të veprojnë sipas procedurave ligjore dhe të gjithë ata që i kanë sulmuar zyrtarët policorë të hetohen zyrtarisht”, thuhet në reagim.

Rregullatori i energjisë në Kosovë dhe se mund të rrisë çmimin e energjisë deri në 50% për shumicën e konsumatorëve. Kosova po përballet që prej muajit dhjetor me një krizë të energjisë elektrike, si pasojë e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare, me gati 7 herë nga një vit më parë. Kosova importon më shumë se 40% të energjisë që konsumon, ndërsa piku arrihet zakonisht në dimër, ku energjia elektrike përdoret shumë më tepër për ngrohje. Gjatë ditëve festive të Vitit të Ri, qeveria shqiptare depozitoi energji elektrike në Kosovë, për të mos pasur ndërprerje atje. Sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, energjia e depozituar ato ditë, do të merret mbrapsht gjatë muajve të verës.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!