SHBA do të zhvendosë trupat në Evropën Lindore, gjenerali i lartë paralajmëron: Sulmi rus në Ukrainë do të ishte tmerrshëm

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë trupa në Evropën Lindore në vendet e NATO-s Brenda një kohe të shkurtër. Këtë deklaroi presidenti i SHBA Joe Biden kur u pyet nga gazetarët në lidhje me Ukrainën.

Rreth 8,500 trupa amerikane ishin vendosur në gatishmëri të shtuar në fillim të kësaj jave në Evropën Lindore, duke përfshirë njësi me mbështetje mjekësore, mbështetje aviacioni, mbështetje logjistike dhe formacion luftarak, sipas një zëdhënësi të Pentagonit.

Ndërkohë gjenerali i lartë amerikan Mark Milley ka thënë se një pushtim rus i Ukrainës do të ishte i tmerrshëm dhe do të çonte në një numër të konsiderueshëm viktimash.

Gjenerali Milley e përshkroi vendosjen e 100,000 trupave ruse pranë kufirit të Ukrainës si më të madhin që nga Lufta e Ftohtë.

Në një konferencë shtypi në Pentagon të premten, gjenerali Milley, oficeri më i lartë ushtarak i presidentit amerikan Joe Biden, paralajmëroi se shkalla e forcave ruse pranë kufirit të saj me Ukrainën nënkuptonte se një sulm do të kishte pasoja të rënda.

Por Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin tha se konflikti mund të shmanget ende përmes diplomacisë.

Rusia mohon planet për të pushtuar dhe thotë se mbështetja e SHBA për Ukrainën është një kërcënim.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!