Ambasadori amerikan: Kosovarët qëndrojnë me Ukrainën

Ai është deklaruar kështu në rrjetin social ‘Twitter’, duke shpërndarë një komunikatë të djeshme të SHBA-së, shkruan Rahoveci INFO.
“Kosovarët #Qëndrojnë meUkrainën. Kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është një kërcënim për vlerat demokratike kudo. Bëhet fjalë për parime themelore dhe të panegociueshme, përfshirë këtu edhe për të drejtën e natyrshme të qytetarëve për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre”, thuhet në postimin e tij.
Kosovans #StandwithUkraine. Russia’s threat to Ukraine is a threat to democratic values everywhere. This is about fundamental, non-negotiable principles, including the inherent right of citizens to determine their country’s future.
https://t.co/qd9m1k37Xf
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 1, 2022
Në komunikatën e lëshuar nga ambasada amerikane thuhet se amerikanët dhe kosovarët duhet të qëndrojnë tok me Ukrainën, shkruan Rahoveci INFO.
“Kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është një kërcënim për vlerat demokratike kudo. Amerikanët dhe kosovarët duhet të qëndrojnë së bashku me Ukrainën për të siguruar një Evropë të lirë dhe të qëndrueshme, e cila është në interesin më të mirë të njerëzve të demokracive, qofshin ata amerikanë apo kosovarë apo të tjerë anembanë globit”, thuhet në komunikatë.
“Shtetet e Bashkuara duan të vazhdojnë ndërtimin e koalicionit ndërkombëtar të partnerëve në Evropë dhe gjetkë, të cilët e shohin këtë kërcënim me sy të qartë. Miqtë tanë në Kosovë janë kritikë për këtë përpjekje. Uniteti dhe vendosmëria jonë e përbashkët transatlantike është mjeti më efektiv që kemi për të kundërshtuar agresionin rus. Ne jemi të përkushtuar ndaj diplomacisë dhe e kemi bërë të qartë se rruga diplomatike ofron zgjidhjen e vetme të qëndrueshme për të gjithë”, shkruhet më tej. /Rahoveci INFO/