Bunkerë dhe vullnetarë, Ukraina përgatitet për luftë me Rusinë

Teksa trupat ruse vazhdojnë të qëndrojnë në gatishmëri, qytetarët nga ana tjetër e kufirit, në Ukrainë, i bashkohen çdo ditë milicisë ukrainase për të mbrojtur vendin e tyre. Sam Kiley i CNN raporton nga Kievi…

Një fabrikë e braktisur, shumë pranë kryeqytetit Kiev, shërben sot si terreni ku stërviten qytetarët, që kanë dalë vullnetarë për të luftuar, në rast të një pushtimi rus. Janë të rrethuar nga gazetarë, të armatosur, për të mësuar sesi të luftojnë. E dinë që nuk kanë eksperiencë në luftime, por janë të etur për të vepruar.

“Jemi në një moment kritik për vendin tonë. Jemi realisht shumë të rrezikuar nga një pushtim rus së shpejti. Ndaj kjo është arsyeja përse shumë civile, duhet të jenë të jenë të përgatitur”, thotë Sergiy Churnik, kërkues klinik, vullnetar.

Këta njerëz besojnë se është demokracia në Ukrainë ajo që i frikësohet më shumë Vladimir Putin, më shumë sesa kërcënimi me sanksione, që i është bërë nga liderët botërorë.

“Në Rusinë e Putinit, të gjithë qytetarët rusë janë krejtësisht skllevër. Ai ndihet i kërcënuar sepse ukrainasit i kanë dhënë rusëve dhe bjellorusëve një shembull të keq. Ne i tregojmë fqinjëve tanë se jemi qytetarë të lirë, ndaj duhet të mbrojmë të drejtat tona, sociale dhe kombëtare”, thotë Mikhailo Geraldo Ramirez, Avokat, gjithashtu vullnetar.

Sipas të dhënave të qeverisë së Ukrainës, Rusia ka zhvendosur së paku 127 mijë trupa ushtarake në 3 zona të ndryshme në kufi me Ukrainën, me synim kryeqytetin. Edhe në rajonet më të varfra, kudo në Ukrainë, kudo ku ushtria ruse mund të hyjë, ndjenja dhe humori është i njëjtë.

“Njerëzit janë të relaksuar, por jo të gjithë. Varet nga rrethi me të cilin komunikon. Nëse ndokush nga familja jote është në radhët e ushtrisë apo policisë, kjo ndikon totalisht në humor”, thotë Svieta Stylist, stiliste, vullnetare.

Ndërkohë, strehat mbrojtëse, në rast sulmi, janë hapur. Qeveria ukrainase po apelon popullsinë që të ruajë qetësinë. Por në të njëjtën kohë, bunkerët e periudhës sovjetike janë hapur, pasi për ukrainasit kanë një kërcënim real.

Në një bunker të tillë, mund të strehohen gati 300 vetë. Ai është i pajisur me një sistem filtrimi të ajrit. Kievi sot ka kapacitetet për të strehuar në bunkerë të tillë, 2,8 nga 5 milionë banorët e tij, në 5 mijë bunkerë qark kryeqytetit dhe në sistemin e metrosë. Si për ironi të fatit, këto bunkerë janë ndërtuar në vitin 1956, për të mbrojtur civilët nga bombardimet e NATO-s në Rusi dhe Bashkimin Sovjetik. Tani, bunkerët do të shërbejnë si streha për t’u mbrojtur nga vetë Rusia.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!