Emigranti afrikan që e shijoi picën për herë të parë në Itali

Reagimi i tij fillimisht ishte se pica ishte e “neveritshme”.
“Nuk kisha dëgjuar asnjëherë përpara për pica para se të mbërrija në Itali. Pasi e hëngra një kafshatë mu duk pa shije.
Pavarësisht se në fillim e pati shumë të vështirë, megjithatë Sogne mori hua për të hapur një dyqan picash, i cili në fund të vitit 2021 arriti që të emërohet një nga 50 piceritë më të mira në botë.
Ai ka thënë që para se të hapte dyqanin e tij 3 vjet më parë, vendasit e paralajmëruan atë që “një njeri me ngjyrë do t’i largojë klientët”.
Kjo gjë edhe i ndodhi Sognes, i cili tregon që disa klientë kur kishin ardhur në fillim kishin komentuar duke thënë: “Kjo pica duket e mrekullueshme dhe sa keq që i lejojnë njerëzit me ngjyrë të punojnë këtu”.
Sot, Ibrahimi jeton në qendrën piktoreske me kalldrëm të Trentos. Një nga qytetet më të pasura i cili shpesh renditet lartë për cilësinë e jetës.